• English
  • Shqip

Qëllimi i biznesit të kompanisë është ofrimi i kapaciteteve me shumicë, për shërbime të dhënash dhe internet


Albanian Telecommunications Union (ATU) u themelua në Shtator 2010. Biznesi kryesor i kompanisë është ofrimi i kapaciteteve me shumicë në Shqipëri, si për shërbime të dhënash ashtu dhe për internet. Kapaciteti do të ofrohet nëpërmjet rrjetit të fibrave optike, i zotëruar tërësisht nga ATU, i cili mund të konsiderohet si rrjeti “backbone” i Shqipërisë.

Leja për ndërtimin dhe funksionimin e rrjetit të fibrave optike në rrugët kombëtare të Shqipërisë i është dhënë ATU-së nga Autoritetet Qeveritare.

Duke ndërlidhur të gjitha qytetet e mëdha të vendit, si dhe kufinjtë e të gjitha shteteve fqinjë (përkatësisht: Kosova (Morinë), Maqedonia (Qafë Thanë dhe Tushemisht), Mali i Zi (Murriqan dhe Hani i Hotit) dhe Greqia (Kakavijë dhe Kapshticë), ATU mund t’i ofrojë shërbime bizneseve dhe koorporatave vendase dhe ndërkombëtare, duke menaxhuar volumin në rritje të trafikut të telekomunikacioneve nga dhe drejt Shqipërisë.

Bazuar në progresin e shtrirjes së rrjetit, pjesë të ndryshme të tij janë vënë në funksionim, dhe i gjithë rrjeti është programuar të jetë plotësisht funksional brenda 3-mujorit të parë të vitit 2012, nga ku një gamë e gjerë e shërbimeve me cilësi të lartë mund të ofrohen në të gjithë vendin, duke u siguruar që klientët tanë do të përdorin rrjetin më të sigurtë dhe me cilësi më të lartë në transferimin e të dhënave të kapaciteteve të larta.

Aktualisht kompania ofron shërbime në pikat e saj kryesore aktive deri në këtë fazë të zhvillimit të saj, që janë : Tirana, Durrësi, Elbasani, Pogradeci, Korca, Kukësi dhe Shkodra si edhe në të gjitha zonat apo qytetet përreth këtyre pikave të prezences së ATU.

Mundësia e lidhjeve ofrohet gjithashtu për shtetet fqinje si: Greqia, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Italia.