Përsosmëri Operacionale
Për t’i ofruar klientëve tanë shërbimet më efikase kemi themeluar marrëveshje të forta bashkëpunimi me furnitorë të ndryshëm, si kompania OFS për kabllin e fibrës optike, Huawei për rrjetin e transmetimit DWDM dhe Cisco për rutimin dhe shpërndarjen e Aksesit Direkt të Internetit.
Përdorimi i Sistemit të Menaxhimit të Rrjetit ofron siguri kur bëhet fjalë për sinjalizimin e defekteve, procedurat e menaxhimit të defekteve dhe implementimin e përgjigjeve të shpejta dhe efektive në rast se ndodh defekt në funksionimin e shërbimit.
Aktiviteti operacional monitorohet dhe menaxhohet nga Qendra Jonë e Monitorimit të Rrjetit (NOC) në Kashar, Tiranë. Për të siguruar performancë optimale, përgjigje të menjëhershme dhe kujdes për çdo problem të rrjetit apo shërbimit që mund të ndodhë, ekipet e shërbimit të klientit funksionojnë në bazë 24/7.