• English
  • Shqip

Ne sjellim një prespektivë të re në tregun Shqiptar duke synuar të luajmë një rol strategjik në transformimin e infrastrukturës së telekomunikacioneve të vendit.


Kush jemi

Albanian Telecommunications Union (ATU) u themelua në Shtator 2010. Biznesi kryesor i kompanisë është ofrimi i kapaciteteve me shumicë në Shqipëri, si për shërbime të dhënash ashtu dhe për internet. Kapaciteti do të ofrohet nëpërmjet rrjetit ATU të fibrave optike, të zotëruar tërësisht, i cili mund të konsiderohet si rrjeti “backbone” i Shqipërisë.

Leja për ndërtimin dhe funksionimin e rrjetit të fibrave optike në rrugët kombëtare të Shqipërisë i është dhënë ATU-së nga Autoritetet Qeveritare.

Aftësitë tona

Sigurojmë sjellje etike dhe transparente ndaj të gjithë partnerëve dhe klientëve tanë, fakt i cili për ne përbën linjën kryesore të zhvillimit të kompanisë sonë.

Punojmë për të arritur rezultatet më të mira në tregun vendas si dhe atë ndërkombëtar. Përpiqemi të kemi rezultate pozitive si për ofrimin e shërbimeve tona me kosto të ulëta ashtu edhe ne rritjen e kapaciteteve transmetuese, me qëllimin e vetëm, përmbushjen e të gjitha kërkesave të klientëve.

Vizioni dhe strategjia

ATU ka një mision të qartë i cili është ofrimi i shërbimeve bashkëkohore për kompanitë dhe organizatat Shqiptare dhe pozicionimi i Shqipërisë në qendrën kryesore të Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacioneve në rajon.

Modeli i menaxhimit që aplikon kompania ka klientët në zemër, qofshin individë në sektorin me pakicë ose kompani dhe organizata në sektorin e koorporatave.